Nis sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Duhet reflektim i njëjtë nga të dyja palët

2 Shtator 2024 | 17:29

Këtë të hënë ka startuar sesioni i ri parlamentar, ku fjalën hapëse  nga foltorja e ka marrë Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Në rendin e kësaj dite është hapja e sesionit të shtatë të legjislaturës 10 së Kuvendit, miratimin e procesverbaleve të seancave parlamentare të datave 25, 26 dhe 30 Korrik.

Mes ndërhyrjeve e kontestimeve  nga deputetët e opozitës, Spiropali u shpreh kështu:

“Vendi im është ky në foltore, për të dëshmuar qoftë edhe formalisht  se jemi mes të barabartëve, por kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në takimin tonë me njëri-tjetritn përballë votuesve. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral do të shkojë secili nga ne me bilancet e veta dhe me brengat se çfarë do të kishim bërë më mirë. Unë besoj se reflektimi duhet të jetë i përbashkët, reflkektim is ë shkuarës dhe projeksioneve të së ardhmes.”

Kryetarja e Kuvendit ju ka bërë thirrje kolegëve të saj të respektohen parimet etike të seancave plenare, si shenjë respekti për votëbesimin e qytetarëve.

“Unë besoj se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë, duke nisur nga rikonsiderimi i armiqësisë së vjetër dhe ndryshimi në konceptimin e asaj që quhet një lloj marrëveshje, do të sillte një vlerë të shtuar për këtë parlament,” –tha Spiropali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026