Nis sezoni turistik në plazhet e Vlorës, temperaturat e larta sjellin qindra pushues

3 Maj 2025 | 13:22

E shtuna e parë e majit ka sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe gjallëruese në bregdetin e Vlorës, duke shënuar fillimin e sezonit turistik përpara shpalljes zyrtare. Temperaturat e larta dhe moti i kthjellët kanë nxitur qindra pushues, vendas dhe të huaj, të mbushin plazhet përgjatë vijës bregdetare.

Nga Uji i Ftohtë deri në Radhimë, shezllonet janë mbushur me njerëz që po shijojnë diellin dhe freskinë e detit. Familje me fëmijë, të rinj në grup dhe çifte turistësh kanë shijuar pamjen e bukur, notin dhe rrezet e para të verës që ka ardhur më herët këtë vit.

Ndërkohë, operatorët turistikë dhe bizneset buzë detit janë angazhuar në përgatitjet për sezonin e plotë veror, duke përfituar nga ky fluks i hershëm vizitorësh. Gjallëria që ka përfshirë qytetin dhe numri i madh i pushuesve japin sinjale pozitive për një sezon veror premtues dhe plot aktivitet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026