Nis vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë
Ka nisur në “Air Albania” vaksinimi me dozën e tretë të mjekëve dhe inferemierëve.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se sot në të gjithë qendrat shëndetësore ku punojnë mjekët dhe infermierët, por edhe gjithashtu në strukturat e vaksinimit të përqendruar ka filluar vaksinimi me dozën e tretë booster për personelin mjekësor.
“Nga ana tjetër paralelisht ka filluar vaksinimi me dozën booster për të gjithë ata qytetarë të grupmoshës +60 vjeç dhe sigurisht për +18 vjeç me problematika shëndetësore”, tha Manastirliu.
Aplikimi i dozës së tretë ‘booster’ do të bëhet për stafet mjekësore, për personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë, për të gjithë personat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike. Doza booster duhet të ofrohet jo më parë se 6 muaj pas përfundimit të vaksinimit me dozën e dytë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Dozë të tretë do të marrin edhe personat me frenim të imunitetit, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Sipas udhëzimit të ISHP, vaksinimi ka nisur edhe për fashën 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe frenim të imunitetit si dhe për grupmoshën 16-18 vjeç.
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet