Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP: 260 mijë doza janë shpërndarë në poliklinika

18 Tetor 2023 | 17:11

260 mijë doza vaksinë kundër gripit stinor janë shpërndarë në të gjitha poliklinikat e vendit për tu aplikuar falas në popullatat me risk të lartë. Në një intervistë për Euronews Albania, përgjegjësja e programit kombëtar të vaksinimit, Rovena Daja deklaroi se fushata e vaksinimit është çelur prej 3 ditësh dhe interesi ka qenë i lartë.

“Tirana po ecën shumë mirë, po bëhen dhe mbi 200 apo 300 vaksinime në ditë. Pjesa më e madhe janë të sëmurët me probleme kardiovaskulare, pastaj të sëmurët me diabet dhe personat mbi 60 vjeç. Këta janë të parët që shkojnë, e kanë parë efektin pozitiv dhe ngaqë kanë sëmundje kanë frikën dhe duan të vaksinohen”, tregoi Daja.

Virusi i gripit ende nuk ka nisur të qarkullojë në vendin tonë, por COVID-19, vazhdon të shtojë rastet e të sëmurëve, ndaj edhe OBSH deklaron se jemi në kohë për të injektuar të dyja vaksinat tani.

“Sivjet, ashtu siç ishte dhe vitin e kaluar, për shkak të situatës së COVID-19, nuk jemi në pandemi, nuk jemi në emergjencë, por COVID do jetë me ne dhe sipas rekomandimeve të OBSH, rekomandohet që vaksina e gripit të bëhet në të njëjtën kohë me COVID”, tha Daja.

Vaksinat që janë aktualisht në Shqipëri mbrojnë ndaj varianteve të gripit dhe Omicron që është në qarkullim.

Ekspertët rekomandojnë që vaksinat kundër gripit stinor, por edhe COVID-19 është e rëndësishme të aplikohen në të njëjtën ditë nga të gjithë personat mbi 60 vjeç, ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, gratë shtatzëna, personeli shëndetësor, mësuesit dhe forcat e rendit, që janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026