Nis viti i ri akademik, mbushen pjesërisht auditorët, disa degë rrezikojnë mbylljen
Në të gjithë vendin ka nisur këtë të hënë viti I ri akademik. Dyert e auditorëve janë hapur për studentët në të gjitha universitet e vendit. Edhe pse 3 raundet e para të fazave të regjistrimit janë mbyllur, tashmë vijon faza e lirë, ku secili student mund të regjistrohet në degën që ka kuota të lira.
3 fazat e para nxorën në pah problemet me programet e studimit që nuk kanë aplikantë.
Në Shkodër, rektorja e universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ tregon se nuk ka mbyllje të degëve, por mos aktivizim. Por e vërteta qëndron ndryshe. Në këtë fakultet janë 10 programe studimi që nuk kanë më shumë se 5 aplikantë.
“Nuk flitet për mbyllje programesh. Flitet për aktivizim programi. Asnjë nuk mundet të mbyllet sepse vjet kanë funksionuar të gjitha. Për t’u mbyllur duhet pak kohë. Për momentin flitet vetëm për mosaktivizim”, thotë Rajmonda Kçira, rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Në universitetin e Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’ këtë vit të ri akademik janë regjistruar 1500 studentë të rinj. 3 janë degët që regjistrojnë numrin më të ulët të studentëve, të cilat rrezikojnë edhe mbylljen.
“Programet e studimit të cilat kanë një numër të ulët studentësh krahasimisht me të tjerat janë Filozofi – Sociologji, Histori dhe Guidë turistike”, shprehet Kseanela Sotirofski, rektore e UAMD.
Problemi në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është edhe më i madh, pasi janë 15 degë që rrezikojnë të mbyllen.
“Janë rreth 15 programe të cilat janë në diskutim e sipër për sa i takon propozimit që në mund të bëjmë për të mos i hapur këtë vit të ri akademik. Po jo se janë të mbyllura këto programe pasi në bazë të ligjit të arsimit të lartë dhe VKM-ve përkatëse, këto programe quhen te mbyllura kur nuk kanë në asnjë vit të tyre studente”, thotë Peçi Naqellari, zv/rektori i Universitetit të Elbasanit.
Ndërkohë, universiteti i Korçës ka një tjetër specifikë në këtë fillim viti akademik. Dy programe rrezikojnë mbylljen, por nga ana tjetër programet e matematikës, fizikës dhe informatikës, për shkak të numrit të ulët, do të jetë senati që do të vendosë për vazhdimësinë e tyre ose jo.
“Në dijeninë time janë dy programe që janë me minimumin, filozofi – sociologia dhe ekonomiksi. Tek shkencat e natyrës programet e matematikës dhe fizikës janë me shifra të ulëta, por meqë këto programe janë të ngjashme, shumicën e leksioneve i kryejnë bashkë, ato mund të funksionojnë. Do i shohim rast pas rasti; në qoftë se programet janë të izoluara do shihet mundësia e pezullimit, në qoftë se janë të përafërta, këto programe do të vazhdojnë”, shprehet Dhimitër Bello, rektor i Universitetit të Korçës
Edhe në universitetet e tjera në vend, në Vlorë, Gjirokastër haset i njëjti problem, ku disa degë nuk kanë kërkesë, ndërsa ajo që vihet re masivisht është kërkesa e lartë për degët e mjekësisë dhe infermieri e përgjithshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Degët më pak të preferuara dhe më të kërkuarat në Universitetin e Tiranës
- Bie numri i studentëve në Universitetin e Prishtinës, rektorati tregon arsyet
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit