Niset anija me grurë, nga Odesa do të kalojë përgjatë vijës së NATO-s

27 Gusht 2023 | 12:22

Anija tregtare “Primus” është nisur nga porti i Odesës në Ukrainë në drejtim të Bullgarisë, e ngarkuar me grurë ukrainas. Bëhet fjalë për anijen e dytë të nisur nga vendi i përfshirë nga lufta që kur Rusia braktisi marrëveshjen për kalimin e grurit nga deti i Zi.

Anija do të përdorë “aksin alternativ”, që do të thotë se nuk do të hyjë në ujëra ndërkombëtare, duke kaluar përgjatë vijës së NATO-s, Rumanisë dhe Bullgarisë.

“Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të riaktivizuar procesin sa më parë, përpara se iniciativa të zbehet. Ne i kemi paraprirë kësaj dhe e kemi diskutuar me partnerët mundësinë e kësaj alternative nëse Rusia nuk bëhej pjesë e ekuacionit”, tha Hakan Fidan, ministër i Jashtëm i Turqisë.

Të shtunën, ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Turqisë diskutuan “ripërtëritjen” e akordit të grurit. Sipas palës turke, në aspektin e qëndrueshmërisë nuk ka alternativë tjetër ndaj paktit origjinal. Por dalja e Rusisë nga marrëveshja ishte diçka që pritej dhe është diskutuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026