Nisin largimet nga Rusia, frikë pas vendimit të Putinit për mobilizim ushtarak
Më shumë se 1.300 njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë pasi mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar vendimin e Putin për mobilizim të pjesshëm ushtarak për të mbështetur luftën në Ukrainë.
Pjesa më e madhe e arrestimeve ndodhën në Shën Petërsburg ku policia u përpoq të shtypte protestën duke përdorur edhe dhunë ndaj demonstruesve.
Edhe në kryeqytetin Moskë, policia arrestoi më shumë se 500 persona.
Në rrugët e qyteteve ruse ka zemërim, por edhe frikë.
“Mobilizimi është i tmerrshëm. Putini e ka nisur këtë luftë. Shumica e njerëzve normalë nuk e mbështesin atë, por kanë frikë të protestojnë sepse mund të arrestohen”, shprehet Mikhail.
Pamje të tilla arrestimesh janë parë në të gjithë vendin.
Frika e mobilizimit dhe e detyrimit për të shkuar në vijën e parë ka bërë që shumë njerëz të nisin largohen nga Rusia.
Menjëherë pas dekretit të mobilizimit, çmimet e biletave për të udhëtuar në vendet ku rusët nuk kanë nevojë për vizë, si Armenia, u rritën shumë shpejt dhe vetëm më të shpejtët mundën të largoheshin.
“Nuk do ta quaja panik, një skenar si ky është imagjinuar. Biletat nuk kushtuan shumë pasi isha mjaft i shpejtë dhe kaluam kufirin mirë, thjesht kaluam dhe fluturuam”, thotë Sergeii.
“Po, kjo është një vizitë e paplanifikuar. Unë jam 17 vjeç dhe nuk kam marrë ende një letër nga zyra e rekrutimit, por jam duke studiuar online, gjë që mund të kontestohet”, tregon Nikolay.
Shumë vende evropiane po mendojnë se mund të përballen me eksod të mundshëm masiv të qytetarëve në moshë ushtrie e të ndalojnë vizat turistike për shtetasit rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak