Nisin punimet për linjën 400 KW Shqipëri-Maqedoni e Veriut, flet Ministrja Balluku
Kanë nisur punimet për linjën 400 KË Shqipëri – Maqedonia e Veriut.
Ministrja Belinda Balluku e cila ka qenë e pranishme ka mbajtur fjalën e saj duke thënë se kanë arritur dhe një marrëveshje me Italinë për ndërtimin e transmetimit energjetik mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas saj pritet që në vitin 2024 të bëhet një studim fizibiliteti që do i hapë rrugën një marrëveshje financiare mes dy vendeve Shqipëri-Itali, duke përmbyllur kështu korridorin e tetë energjetik.
“Kemi arritur një marrëveshje me Italinë pasi kemi pasur një bisedë intensive me operatorët italianë për të ndërtuar tashmë linjën e transmetimit energjetik mes Shqipërisë dhe Italisë.
Është një linjë nënujore. Sot operatori ynë i transmetimit ka arritur që të ngre një grup pune së bashku me italianët për të pasur brenda vitit 2024 një studim fizibiliteti konkret i cili do i hap rrugën një marrëveshje financiare mes dy vendeve tona, duke përmbyllur kështu korridorin e tetë energjetik, që do të lidh Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit