Nisin zgjedhjet në Rusi, Vladimir Putin gati për të siguruar mandatin e tij të pestë
Rusët votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri. Në garë zyrtarisht janë 4 kandidatë, por në vendin që akuzohet për burgosje të opozitarëve dhe procese të manipuluara zgjedhore, fitorja e Vladimir Putin cilësohet vetëm si procedurë.
Në Rusi kanë nisur zgjedhjet presidenciale treditëshe, të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të sigurt fitoren tanimë.
Ai pritet të zjgasë sundimin e tij dhe për gjashtë vite të tjera, pasi secili kundërshtar i tij serioz s’u lejua të garojë kundër tij nga Kremlini, i cili po zhvillon një luftë brutale ndaj mediave të pavarura dhe mospajtuesve.
Zgjedhjet janë të parat që mbahen në Rusi që pas pushtimit të Ukrainës. Këto nuk janë zgjedhje të lira, pasi po zhvillohen nën presionin që po i bihet medias së pavarur dhe grupeve të shquara të të drejtave të njeriut.
Zgjedhësit do të hedhin votat e tyre nga e premtja deri të dielën në qendrat e votimit në të gjithë 11 zonat kohore të vendit, si dhe në rajonet e aneksuara ilegalisht të Ukrainës. Qendrat e para të votimit u hapën në rajonet më lindore të Rusisë, Chukotka dhe Kamchatka, në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Putin, 71 vjeç, i cili ka qenë president, apo kryeministër për gati 25 vjet, po garon kundër tre politikanëve pak të njohur – liderit të Partisë Liberal-Demokratike, Leonid Slutsky, nënkryetarit të Dumes Shtetërore Vladislav Davankov nga Partia e Re e Popullit, si dhe kundër ligjvënësit të Dumes së Shtetit Nokolai Kharitonov nga Partia Komuniste. Rezultati i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur më 17 mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane