Nisje e mbarë për Zvicrën/ Helvetët marrin 3 pikët, Shaqiri e Embolo protagonistë

24 Nëntor 2022 | 16:17

Ndeshja debutuese në botërorin e Katarit ka rezultuar e suksesshme për kombëtaren e Zvicrës e cila ka marrë 3 pikët e para. Bril Embolo ishte heroi i helvetëve, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u dominua nga Kameruni, ndërsa pa zviceranët të cilët nuk goditën asnjëherë në portën kundërshtare.

E udhëhequr nga shqiptarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, Zvicra duhej të ndryshonte diçka në fraksionin e dytë.

Në minutën e 48’ ishte Shaqiri me një pasim që dërgoi drejt qendrës ku gjeti të zbuluar Embolon, me këtë të fundit që e shtyu topin drejt rrjetës. 25-vjeçari që aktivizohet tek Monaco nuk e pati aspak të vështirë të kalonte në avantazh të tijin.

Me kalimin e minutave, Zvicra u mundua të merrte në dorë frerët e lojës edhe pse e pati të vështirë pasi kundërshtarët kishin një përgatitje fizike të admirueshme.

Pavarësisht tentativave rezultati mbeti i pandryshuar, ndërkohë Kameruni zbret në vendin e fundit të grupit G me zero pikë, ndërsa Zvicra në të parin me 1 fitore. Ndërkohë Embolo bëhet lojtari i parë që i shënon vendit të lindjes në një kampionat botëror.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026