Shqiptarët jashtë për festa, operatorët turistikë: Ka mungesë marketingu në vend
Festat e nëntorit po afrojnë. Përveç disa flamurëve të vënë nëpër rrugë, atmosfera duket e vakët nga ana e qytetarëve.
Nëpër ballkonet e shtëpive, të paktë janë ata që kanë varur flamuj.
“Atëherë festohej me parada, me manifestime, kurse tani festohet individualisht dhe në mënyrë moderne.”- shprehet qytetarja.
Ke parë ndonjë flamur varur gjëkundi, shqiptarët janë rafinuar, nuk janë më ata të parët me lëvizje kombëtare, nuk janë më patriotë? Patriotë sipas mënyrës së tyre të tregtisë”- shprehet i moshuari.
“Me parakalime, festë familjare, tani nuk ka festa më, fukarallëk maskarallëk. Tani janë më të vdekura festat, nuk kanë gjallërinë që kishin”- thotë një tjetër qytetarë.
Edhe pse shpallja e Pavarësisë dhe çlirimi i vendit janë festa kombëtare, shqiptarët zgjedhin të festojnë jashtë vendit.
Erjon Mane, operatorë turistikë, thotë se ka një mungesë të marketingut të vendeve brenda Shqipërisë.
Vetëm në kompaninë e tij janë 15 mijë shqiptarë që kanë pronotuar jashtë vendit për për festat e nëntorit.
“Përsa i përket festave të nëntorit, rezervimet janë mbyllur, 99.9 % e rezervimeve. Këtë vit kanë qenë vende të hapura shumë, vendet e Ballkanit dhe vendet arabe. Është festë shqiptare, nuk ka rezervime brenda për brenda Shqipërisë. Nuk merren me marketingun e territorit të Shqipërisë.”- shprehet operatori i turizmit Euron Mane.
Të vetmit që gëzojnë në këtë festë janë fëmijët.
“Me flamurë nëpër duar dhe me veshje tradicionale, fëmijët kanë zgjedhur të tregojnë patriotizmin e tyre”- reciton e vogla.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë