Nisma e Trump, Shtëpia e Bardhë kufizon lëvizjet e gazetarëve

2 Nëntor 2025 | 14:47

Shtëpia e Bardhë i ka shtrënguar kushtet për mediat. Presidenti Trump ka firmosur një memorandum që u ndalon lëvizjen e lirë gazetarëve të akredituar në Krahun Perëndimor, ose dhoma 140, e njohur si “Upper Press”, ku ndodhet zyra e zëdhënëses Karoline Leavitt, pranë Dhomës Ovale.

Kështu, gazetarët do të mund të jenë aty vetëm nëse kanë lënë një takim, ndërkohë që do të mund të jenë të lirë të kontaktojnë asistentët e zyrës së shtypit në zonën e njohur si “Lower Press”, e ndodhur jashtë dhomës së informimit.

Presidenti e ka justifikuar vendimin me nevojën për të mbrojtur të ashtuquajturat “materiale të ndjeshme”, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë është përgjegjëse për menaxhimin e të gjitha komunikimeve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë kombëtare.

Bëhet fjalë për masën e radhës kundër mediave. Viktima e parë ishte “Associated Press”, që u ndaluar nga Dhoma Ovale dhe Air Force One, pasi refuzoi ta quante Gjirin e Meksikës “Gjiri i Amerikës”, sikurse ishte drejtuar nga presidenti.

Gjithashtu, masa në fjalë vjen pas masave analoge të marra nga Pentagoni, që u kishte kërkuar gazetarëve që të nënshkruanin një rregullore të re, që i detyronte të mos përhapnin lajme të rëndësishme pa një aprovim, duke i kërcënuar me heqjen e lejekalimit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026

Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit

Vahid Aberi, një 39-vjeçar nga Liverpuli me dyshtetësi britaniko-iraniane, është akuzuar për spiunazh në favor të Iranit nga një gjykatë në Londër. Ai akuzohet se...
20:35 | 17/07/2026