Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, Pano Soko: Nuk do të kthehemi në parti politike
Aktivisti i Nismës “Thurje”, Pano Soko tha për Euronews Albania se Nisma ‘Thurje’ nuk do të kthehet në parti politike.
Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me deputeten Rudina Hajdari, gjë që sipas tij është i pamundur në kushtet e votimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhor, ku futja e herësit në listat e hapura, bëhet pengesë për kthimin e ‘Thurjes’ në parti politike.
“Ishte vetë kryeministri që na mburri me aq patos letrar dëshirën për të hapur listat.
Po kur vjen puna për ta bërë gjënë konkrete, efektivisht ajo që bëri ishte mbajta e ‘status quos’. Ne vazhdojmë siç ishim, nuk ka asnjë ndryshim. Ndryshimet janë teorike. Ky është realitet.
Nuk do të futet asnjë kandidat i votës preferenciale, asnjë nuk do të mundet ta superojë listën e përcaktuar nga kryetari. 10 mijë vota nuk ka burrë nëne në Shqipëri që i merr”, tha aktivisti i Nismës “Thurje”.
Ai falënderoi deputeten Hajdari për impenjimin e saj në realizimin e mekanizmit, siç tha z. Soko, që do të bënte të mundur futjen në parlament të njerëzve me integritet, që janë listat e hapura, ndërsa shtoi se mos hapja e listave e bën të pamundur vijimin e këtij projekti bashkëpunimi të menduar prej tyre.
“I kërkuam listat e hapura për një arsye; cilësia vendimmarrëse e politikës në Shqipëri ishte shumë e ulët.
Mekanizmi që do t’i jepte mundësi të gjithë atyre njerëzve me vlera që të përfshiheshin në vendimmarrje ishin listat e hapura. Mekanizmi që kishim menduar ishte i bazuar i gjithi në këtë filozofi.
Me rënien e projektit, edhe kjo gjë nuk është më e mundur, se nuk ka më terrenin ku mund të zhvillohet bashkëpunimi. Ishte një projekt që do të mundësonte të shkonin në parlament njerëz të shkencës dhe dijes. Në këto kushte nuk ka më mjedis për ta zhvilluar, formacionet janë sërish politike dhe gara do të jetë e tillë”, tha z. Soko.
Në një intervistë për ‘Ilva Now’ disa ditë më parë, deputetja Rudina Hajdari tha se në zgjedhjet e 25 prillit do të garonte me partinë e re të quajtur ‘Nisma’.
“Jemi në proces, jemi duke mbledhur firmat. Kemi qenë gati në të gjitha zonat e Tiranës, Gramsh, këtë javë do të shkojmë në Bajram Curr. Nuk do të shkojmë me 3 mijë firma, por me 10 mijë firma”, tha ajo.
Znj. Hajdari tha se, partisë do t’i bashkohen njerëz të papërlyer ndërsa kryetari do të “zgjidhet” nga votuesit, pasi do të jetë emri do të marrë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme.
“E kemi quajtur ‘Nisma’ pasi është një iniciativë për të ndryshuar gjërat. ‘Nisma’ do të ketë njerëz të papërlyer, parimi që kemi vendosur është që nesër kur të shkojnë në zgjedhje, ai që do të votohet më shumë do të jetë kryetari i kësaj partie”, deklaroi znj. Hajdari.
Lexoni gjithashtu:
Rudina Hajdari flet për kryetarin e “Nismës” dhe preferencën për koalicion mes Bashës e Ramës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta