Një 10-vjeçar tenton t’i rrëmbejë Papa Françeskut kapelën e papatit

20 Tetor 2021 | 19:36

Një djalë i vogël ka tërhequr vëmendjen e Papa Franceskut ditën e mërkurë në Vatikan, sepse është ngjitur në skene, është ulur pranë tij dhe madje ka tentuar t’i marrë kapelën e papatit.

Në momentin kur djaloshi u ngjit në skenë, të pranishmit shpërthyen në duartrokitje,

Veprimi i 10-vjeçarit nuk i alarmoi rojet e sigurisë, sepse asnjëri nuk u përpoq ta ndalonte vogëlushin.

Djaloshi i dha dorën Papës, dhe për disa minuta vinte para dhe pas karriges së Atit të Shenjtë. Në momentin kur e pa qe ai seriozisht kishte dëshirë të rrinte më gjatë, drejtuesi i protokollit te Papës Monsignor Leonardo Sapienza, i dha djalit një karrige për të qëndruar në të djathtë të Papës.

Përveçse donte të qëndronte afër papës, djaloshi donte edhe kapelën e tij. Pas disa përpjekjeve për ta marrë, këmbëngulja iu shpërblye dhe në fund atij iu dha një prej kapeleve të Papës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026