Një ditë pas sekuestrimit të 34 kg kanabis në Lezhë, zbulohen dy sera me 1640 fidanë
Vetëm një ditë pas sekuestrimit të rreth 34 kg kanabis në Lezhë, gjatë operacionit të koduar “Vakum”, efektivët zbuluan këtë të premte dy parcela me kanabis.
Në këto parcela në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj u gjetën rreth 1.640 fidanë. Policia arrestoi tre persona, të cilët u gjetën në këto sera, ndërsa shpalli në kërkim dy të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë aktivitet.
Hetimet sugjerojnë se këta shtetas bashkëpunonin me dy të tjerë, të cilët u kapën një ditë më parë duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.
Gjatë operacionit u zbuluan në total, në tokë dhe në vazo rreth 1.640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e fidanëve u sekuestrua si prova materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua përmes djegies.
Sipas policisë u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj, 2 sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë në sera. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, dhe me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Gj. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rabosht, A. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe P. N., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rabosht dhe M. D., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.
Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në territoret e fshatrave Rrabosht, njësia administrative Kallmet, dhe Gocaj, njësia administrative Balldre, ku kanë zbuluar 2 sera në të cilat ishin kultivuar në total, në tokë dhe në vazo, 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Gjithashtu, u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve që janë shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit