Një fener kulturor në Mulegns, Tor Alva do jetë struktura më e lartë 3-dimensionale
Në një fshat në Zvicër po ndërtohet Kulla e Bardhë 3D. Hapësira kulturore shumë funksionale do të hapet në qershor, duke u bërë struktura më e lartë e printuar 3 Dimendsionale në botë.
Në projeksionet dixhitale, Kulla e Bardhë e Mulegns duket si diçka e dalë nga një film fantastiko-shkencor.
E rrethuar nga majat me dëborë të Alpeve Zvicerane, kulla e fildishtë ngrihet nga një luginë si një pemë e lashtë. Struktura e saj është mjaft e fortë për t’i bërë ballë dimrave të ftohtë dhe erërave të fuqishme që karakterizojnë zonën malore.
Sallë koncertesh, instalacion arti dhe monument, ndërtimi abstrakt 30 metra i lartë do të bëhet struktura më e lartë e printuar 3D në botë pas përfundimit, e cila është planifikuar për në qershor.
Projekti “Tor Alva” filloi tre vjet më parë si një nismë për të ringjallur fshatrat në rënie të Qafës Julier, e cila dikur ishte një pikë e rëndësishme tranziti midis Evropës Veriore dhe Jugore.
Popullsia e Mulegns, fshati ku po vendoset kulla, ka rënë në mënyrë drastike që kur aktiviteti i saj arriti kulmin në mesin e shekullit të 19-të. Sot, vetëm rreth 16 njerëz jetojnë atje dhe shumë ndërtesa qëndrojnë të braktisura dhe bosh.
‘Tor Alva’ do të qëndrojë në Mulegns nga qershori 2024 deri sa të çmontohet në 2029, pas së cilës do të vazhdojë udhëtimin e tij diku tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë