Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka folur për situatën në Donbas, zona që përfshin rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, ku gjithçka është shkatërruar dhe ka akuzuar Rusinë për bombardimin pra kriter të saj.
Donbasi është një zonë ku trupat ruse kanë fokusuar përpjekjet e tyre, por edhe ku lufta mes separatistëve pro-rusë dhe njësive luftarake ukrainase zgjat prej 8 vitesh.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se në 24 orët e fundit, si pasojë e bombardimeve, 13 persona kanë mbetur të vrarë në Luhansk.
Ndërkohë, në territoret e tjera të pushtuara nga Rusia, si për shembull nga Khersoni deri në jug të vendit, guvernatori i caktuar ka deklaruar se ka ndërmend ta bëjë rajonin pjesë të Rusisë në një plan afatgjatë.
Kjo është diçka që do të turbullojë situatën për shumë ukrainas, por zyrtarë të tjerë në Moskë kanë paralajmëruar se ky skenar nuk është pjesë e agjendës së Kremlinit.
Presidenti Zelenski dhe politikanët e tij kanë përsëritur thirrjen e tyre për një gjë mbi të gjitha në javët e fundit; më shumë armë.
Ata i kanë shprehur mirënjohjen Shteteve të Bashkuara për atë që kanë bërë deri tani, por kanë theksuar se duhen plotësuar stoqet e konsumuara ose të humbura.
Mes armatimeve në fjalë përfshihen raketa anti-ajrore, anti-tanku, municione, si dhe vazhdimin e stërvitjes për trupat vendase.
LEXONI GJITHASHTU: