Një i vrarë dhe një i plagosur, Hoxha tregon dinamikën e ngjarjes në Memaliaj

22 Prill 2026 | 14:54

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha tregoi dinamikën e ngjarjes në Memaliaj, ku mbeti i vrarë 30 vjeçari Endri Goxha, ndërsa u plagos 25-vjeçari Darjo Nela, që është vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes 29-vjeçarit Donaldo Nela.

Sipas Hoxhës, viktima, Endri Goxha ka ardhur i armatosur me qëllimin për të sulmuar palën e autorit, të cilit i është plagosur vëllai, dhe sipas gazetarit ka qenë reagimi nga brenda dhe fati i atyre brenda që kanë shpëtuar me një të plagosur.

“Ai që ka ardhur nga jashtë ka qenë me armë në dorë dhe ka hapur zjarr dhe ka qenë reagimi nga brenda dhe fati i atyre brenda që kanë shpëtuar me një të plagosur. Në rastin konkret dinamika dihet, por jo motivi, sepse ka pasur shkëmbim zjarri dhe nëse nuk do të kishte reagim të shpejtë nga pala e autorit, dëmi do të ishte më i madh aty, sepse viktima ka ardhur i armatosur dhe i vendosur për të hapur zjarr dhe njëri nga vëllezërit Nela ka reaguar shpejt. Por në fund të fundit kemi të bëjmë me humbje jetësh njerëzore, por dyshimet janë se është një nxitje për interesa të vogla. Dyshohet se nuk ka qenë lidhje direkte, por vjen e nxitur nga njerëz të tjerë dhe është më tepër një përplasje për territor. Lokali që kanë hapur vëllezërit Nela, mbasi ka dalë nga burgu njëri prej tyre, u kthye në lokalin kryesor ku kishte më shumë punë në qytet dhe kjo mesa duket s’është parë me sy të mirë nga krahu tjetër dhe mbase nuk ka nisur për të përfunduar në viktima, mbase ka nisur për të demonstruar forcë, por jemi në këtë situatë, jemi ende në një hetim paraprak. Në tre vitet e fundit, Memaliaj është qyteti me probabilitetin më të lartë që ti mund të humbësh jetën. Uroj të mos ketë dëme të tjera aty, por mendoj që nuk është një çështje që do zgjidhet”, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026