Një i vrarë dhe një i plagosur në Dukagjin, policia njoftim zyrtar

27 Shtator 2023 | 20:34

Policia e Shkodrës ka bërë me dije se është informuar për ngjarjen në Dukagjin rreth orës 18:45 të së mërkurës.

Shtetasit GJ. G. dhe Z. G., u plagosën me armë zjarri në malin e Shoshit dhe pas pak minutash Z.G.,  humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë GJ. G., U dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026