Një listë vendesh që jua bëjnë më të bukur udhëtimin me 4-putroshët tuaj
Pandemia ka qenë një periudhë sprovash për njerëzit në të gjithë botën. Por, vetë-izolimi, puna nga shtëpia dhe fokusi tek ecjet në natyrë ka sjellë një rritje në numrin e pronarëve të qenve.
Dhe pronarët e qenve e dinë mjaft mirë se vajtja në një udhëtim me miqtë e tyre besnik nuk është gjithnjë iniciativa më e thjeshtë.
Lajmi i mirë është se të udhëtuarit në vitin 2021 duket se është gati të akomodojë këdo – përfshi kafshët shtëpiake. Kjo është një listë me opsione miqësore ndaj qenve që mund t’i konsideroni kur doni të udhëtoni me kafshët tuaja.
Qytetet më miqësore ndaj qenve në Europë
View this post on Instagram
Një studim i fundit nga Good Trip Clothing ka sjellë një listë të qyteteve europiane më miqësore ndaj qenve. Parisi zuri vendin e parë, me 351 hotele të përshtatura edhe për qentë, 184 restorante që i pranojnë qentë si dhe shumë opsione të lehtësuara për të udhëtuar me ta.
Roma, Moska dhe Vjena ishin gjithashtu në listën e 10-çesh më të mirë dhe destinacioneve më ideale për të marrë qenin me vete.
Hotelet e dizajnuara me qenin tuaj në mendje
Prej vitesh hotelet kanë nisur të ofrojë dhoma ‘miqësore ndaj qenve’ – por kohët e fundit ka pasur një rritje në numrin e hoteleve të dizajnuara posaçërisht për të llastuar qenushin tuaj.
Në Mbretërinë e Bashkuar, the Lygon Arms në Cotsworlds do t’i ofrojë qenit tuaj një trajtim estetik dhe një eksperiencë të veçantë spa, që përfshin larje, qethje, prerje thonjsh, një trajtim fytyre me boronicë, zbutës për putrat dhe hundën si dhe një zgjedhje parfumi mes – Jimmy Chow ose Jean Paw Gaultier.
Një shtrat me jastëkë të butë të cilin mund ta merrni me vete në shtëpi kur të ikni, së bashku me një tas prej qeramike do ta bëjnë qenushin tuaj besnik të ndjehet si në qiell të shtatë.
Kamping luksoz për miqtë tuaj 4-putrosh
Kampingu luksoz është parë prej kohësh si një nga opsionet më të mira për pushimet që përfshijnë kafshët tuaja shtëpiake sidomos qentë. Aktivitete në natyrë, një risk i limituar për të shkatërruar pronën si dhe një mundësi për të përdorur tualetet dhe dushet gjatë 24 orëve e bëjnë këtë atraksion edhe më tërheqës.
Por kjo kompani britanike e ka ngritur në një nivel krejt tjetër eksperiencën që ju mund të keni me qentë tuaj.
Në, Parkdean Resorts tendat vijnë në përmasa dhe stile të ndryshme, për të personalizuar eksperiencën tuaj. Ato përfshijnë dizajne perfekte për një foto në Instagram, jastëkë të butë, një strukturë të sigurt, dhe hapësira luksoze ku qentë tuaj mund të ndjehen të lirë e të luajnë.
Shkëmbim shtëpiash me të tjera pronarë
Shkëmbimi i shtëpive mund të duket si një territor që s’duhet shkelur nga ju dhe miqtë tuaj leshatorë. Por faqja popullore e shkëmbimeve të shtëpive Love Home Swap reklamon një numër pronash të cilat e specifikojnë që qentë janë të mirëpritur.
Shkëmbimi i shtëpive përbën për pushime perfekte për ata që duan të përfshihen në kulturën vendase. Është një mënyrë e përballueshme për xhepin, e sigurt në kohë pandemie, më miqësore ndaj ambientit, dhe tashmë po kthehet në arratisjen perfekte për ju dhe kafshët tuaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta