Një lule e egër rizbulohet pas 36 vitesh që mendohej se ishte zhdukur
Një lule e egër e rrallë ngjyrë portokalli e ndezur që mendohej se ishte zhdukur për 36 vjet u rizbulua në Amerikën e Jugut.
Lulja e egër Gasteranthus extinctus është parë vetëm në pyllin e reve të Ekuadorit dhe është dokumentuar për herë të fundit në vitin 1985, sipas një studimi të ri në revistën PhytoKeys.
Studiuesit nuk panë të ardhme për lulen, kështu që ata e quajtën të “zhdukur” sepse besonin se ajo do të shuhej së shpejti, tha bashkëautori Daëson Ëhite, një studiues postdoktoral në Muzeun Field në Çikago.
Studiuesit vendosën të hidhnin një vështrim tjetër në Ekuadorin perëndimor në vitin 2021 për të parë nëse kishte mbetur ndonjë pjesë pylli dhe për të kërkuar speciet që kishin jetuar atje. Brenda disa ditësh, lulja u gjet, tha Ëhite.
Sipas tij ishte moment shumë i lumtur sepse Gasteranthus extinctus është një simbol i këtyre pyjeve unike.
Ekipi mblodhi mostra për të konfirmuar më vonë ADN-në e bimës, e cila ishte e shpërndarë në grumbuj në pjesët e vogla të pyllit të mbetur.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania