‘Një minutë heshtje për Mbappe’- Sulmuesi francez i përgjigjet talljeve të Martinez
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka folur për herë të parë në lidhje me talljet e portierit argjentinas Emiljano Martinez në drejtim të tij.
Sulmuesi francez ka thënë se nuk do të “shpërdorojë energji për gjëra të tilla të kota”.
“Festimet nuk janë problemi im”, tha Mbappe për RMC Sport.
“Unë nuk harxhoj energji për gjëra të tilla të kota”, shtoi ai.
Kujtojmë se pas përfundimit të Kupës së Botës Martinez bëri thirrje për një minutë heshtje për Mbappe gjatë festimeve në dhomën e zhveshjes.
Portieri i Argjentinës, bëri gjithashtu një gjest të vrazhdë me trofeun e portierit më të mirë të turneut pas fitores së Argjentinës më 18 dhjetor.

Marinez thuhet se do të rikthehet në stërvitje me Aston Villa të enjten, ku menaxheri Unai Emery ka thënë se do të flasë me të në lidhje me veprimet jo sportive
Mbappe, i cili shënoi një ‘hat-trick’ në finale, zbuloi se marrëdhënia me Messin është mjaft e mirë.
“Kam folur me të pas ndeshjes, e përgëzova”, vijoi Mbappe.
LEXO GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi