“Një muaj e gjysmë qëndrova i bllokuar në Bari” – Rrëfehet kapiteni i anijes “Vlora”
Pas dy eksodeve historike të shqiptarëve, atyre të ambasadave të korrikut `90 dhe anijeve të marsit `91, do vinte i treti, 8 gusht 1991.
Anija ‘Vlora’ ndezi motorët mbrëmjen e 8 gushtit për të vijuar një udhëtim të pazakontë drejt brigjeve italiane. Me gati 20 mijë veta në bord, ajo zbarkoi në Bari, pasi në Brindisi nuk u pranua.
Ish-kapiteni i anijes “Vlora”, Halim Milaqi rrëfeu në një intervistë për Euronews Albania tregoi ngjarjen e ndodhur dekada më parë.
“Të nesërmen në orën 1-0 mbërritëm në portin e Barit, të gjithë uritur, pa ngrënë. Policia italiane kërkonte të vendoste rregull. Një pjesë donin të riktheheshin në Shqipëri, komunikova prapë me autoritetet e Barit dhe i thashë nëse më marrin me forcë s’mbaj përgjegjësi. Na mbajtën 45 ditë të bllokuar në portin e Barit, kam qëndruar në anije bashkë me ekuipazhin”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps