Një muaj paraburgim për 33-vjeçarin që plagosi dy të rinjtë serbë në Shtërpcë
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare, për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, komunë e banuar me shumicë serbe.
Seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinj serbë, u mbajt të dielen.
Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se është vlerësuar se ekziston dyshimi që në një fshat të Komunës së Shtërpcës, i dyshuari me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta të dëmtuarit M.S dhe S.S.
Më 6 janar Policia e Kosovës njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.
LEXONI GJITHASHTU
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS