Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje

11 Mars 2026 | 08:07

Një nga shtatë futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ka ndryshuar mendje, duke i detyruar zyrtarët australianë të zhvendosin me nxitim gjashtë gratë e tjera pasi autoritetet iraniane zbuluan vendndodhjen e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke, i tha Parlamentit të mërkurën se një nga gratë, pasi ishte konsultuar me disa nga shoqet e saj të ekipit që tashmë ishin larguar nga vendi, tha se donte të largohej.

“Fatkeqësisht, gjatë marrjes së atij vendimi, shokët e ekipit dhe trajneri i saj e kishin këshilluar që të kontaktonte ambasadën iraniane dhe të dorëzohej”, tha Burke.

“Si rezultat i kësaj, ambasada iraniane tani e dinte vendndodhjen e të gjithëve. Unë menjëherë dhashë udhëzime që njerëzit të zhvendoseshin.”

Gjashtë të tjerat tani ndodhen në një vend të sigurt nën mbrojtjen e policisë australiane.

Shoket e tyre të ekipit u larguan nga Sidnei të martën në mbrëmje dhe u panë për herë të fundit duke mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit në Malajzi.

Burke nuk e përmendi emrin e gruas që ndryshoi mendje, por më parë kishte njoftuar se dy gra të tjera që kishin kërkuar azil ishin një lojtare dhe një anëtare e stafit mbështetës të ekipit. Fotot e shtatë grave u publikuan në llogarinë sociale të ministrit të mërkurën më herët.

Gratë kishin frikë të ktheheshin në Iran, pasi u cilësuan si tradhtare nga media shtetërore për shkak se nuk kishin kënduar himnin kombëtar para një ndeshjeje javën e kaluar.

Mbrëmë, Ministria e Jashtme e Iranit i inkurajoi gratë të “ktheheshin në shtëpi”, me një zëdhënës që tha: “Mos u shqetësoni – Irani ju pret me krahë hapur.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona

Rusia dhe Ukraina kryen të premten një shkëmbim tjetër të të burgosurve, ku secila palë ktheu 160 të burgosur lufte, thanë zyrtarë nga të dyja...
14:45 | 26/06/2026