Një nga talentët më premtues, ndërron jetë në moshë të re futbollisti shqiptar
Futbollisti kosovar, Leonit Syla, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 15-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga klubi Prishtinas “2 Korriku”, ku dhe i riu aeronte si një nga talentët më premtues.
Përmes një telegrami, postuar në rrjetin social facebook, klubi kosovar shpreh ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe miqtë e të riut për humbjen e madhe.
Letra e plotë e klubit:
Me pikëllim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj e ish-futbollistit të shkollës tonë të futbollit, Leonit.
Fjalët e duhura është e vështirë për t’u gjetur tani, sepse largimi kaq i hershëm nga jeta i një fëmiu siç ishte Leoni, më moshën 15-vjeçare, është i rëndë për t’i bërë ballë, por ju lusim që t’i pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për djaloshin e artë që sot shkoi në amshim.
Leoni ishte luftarak në fushën e futbollit e po ashtu edhe jashtë saj, sepse luftoi fortë më sëmundjen e rëndë që e kishte, por si një djal trim e i patrembur me luftën e mosdorëzimin e tij ka treguar se sa shumë e donte jetën e futbollin.
Leoni vet si djalë i fortë që ishte, do të mbetet shembull i vërtetë për çdo shok e shoqe të rrethit të tij dhe jo vetëm; Leonin do ta kujtojmë me mall tërë jetën.
Këto momente janë jashtëzakonisht të rënda; të gjithë jemi me lotë në sy e dhimbje në zemër, por bashkë më Ju do të jemi përherë e nderuara familje e të ndjerit, të cilin do ta kujtojmë përherë me të gjitha ato kujtime të bukura e shpresëdhënëse që i ka lën pas vetes.
Me zemër të thyer, edhe një herë të nderuar familjarë e të afërm të Leonit, na lejoni që t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta e për të ndjerin të iu themi, dheu i Kosovës qoftë i lehtë për të.
Me shumë respekt, FC 2 Korriku.

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë