Një nga ‘terroristët’ më të kërkuar të FBI kapet pas më shumë se 20 vitesh në arrati
Një i arratisur i kërkuar për më shumë se dy dekada nga FBI është kapur në Uellsin e Veriut, thanë autoritetet. Daniel Andreas San Diego, 46 vjeç, ishte një nga “terroristët më të kërkuar” të FBI-së për dy sulme me bomba në zonën e San Franciskos në 2003.
Ai tani përballet me ekstradimin në SHBA pasi u arrestua në një pronë në një zonë të largët rurale pranë pyjeve në veri të Uellsit nga Agjencia Kombëtare e Krimit të Britanisë (NCA).
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI) Christopher Wray tha: “Arrestimi i Daniel San Diego-s pas më shumë se 20 vjetësh si i arratisur për dy sulme me bomba në zonën e San Franciskos tregon se pavarësisht sa kohë duhet, FBI do t’ju gjejë dhe të kërkoj llogari”.
FBI e quajti më parë të dyshuarin – i cili ka lindur në Berkeley, Kaliforni – një “ekstremist për të drejtat e kafshëve” – i cili kërkohej për bombardimin e dyshuar të dy ndërtesave të zyrave në zonën e San Franciskos në 2003.
Ai u bë terroristi i parë i dyshuar vendas që u shtua në listën e terroristëve më të kërkuar të agjencisë amerikane, dhe një shpërblim prej 250,000 dollarësh (199,000 £) ishte vënë në dizpozicion për këdo që jepte informacione që do të çonin në arrestimin e tij.
Sipas agjencisë, në gusht të atij viti, dy bomba shpërthyen me një distancë prej rreth një ore në kampusin e një korporate bioteknologjike në Emeryville, Kaliforni. Më pas, në shtator të të njëjtit vit, një bombë e lidhur me gozhdë shpërtheu në një korporatë të produkteve ushqimore në Pleasanton, gjithashtu Kaliforni.

LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil