Një ‘PriFest’ ndryshe pa Vjosa Berishën, regjisori Fatos Berisha tregon detajet
Para tri ditësh në Prishtinë ka nisur festivali i filmit Pri Film Fest, por ky eveniment kulturor padyshim që do të jetë ndryshe kësaj radhe, pasi themeluesja e këtij festivali, Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë me 23 qershor të këtij viti.
Regjisori Fatos Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Kosova për Vjosa Osmanin, është shprehur se ky edicion i festivalit do i kushtohet Vjosa Berishës, prandaj këtë vit ky festival ka marrë emrin “Vjosa Forever PriFest” (Vjosa përgjithmonë”). Ai tregoi se këtë vit organizimi i festivalit pa Vjosën ishte shumë i vështirë.
“Ishte shumë vështirë. Nuk e di se si ia dolëm. Jo vetëm ajo mungesa emocionale, por ajo ka qenë një lloj lokomotive që na tërhiqte. Energjia jonë na mbajti që ta mbajmë këtë festival për nder të saj. I gjithë festivali është në nder të saj, dhe slogani i festivalit do të jetë ‘Vjosa Përgjithmonë” – tha ai.
Çmimi kryesor i festivalit që quhet “Hyjnesha e Kuqe” këtë vit për nderë të themelueses së festivalit, ky çmim do të mbaje emrin “Vjosa Berisha”.
Edicioni i 14-të i PriFest, do të mbahet nga 20 deri me 25 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit