Një qytetar në Itali shkon me kanoe për të votuar

26 Shtator 2022 | 10:26

Teksa dje në Itali u mbajtën zgjedhjet, një pjesë e vendit u përball me përmbytje, duke u krijuar njerëzve vështirësi të mëdha në lëvizje.

Një qytetar nga ishulli Ischia, Michele Schiano, duke quajtur votën të shenjtë vendosi me çdo kusht që të drejtohej në qendrën e votimit.

Për t’ia dalë, zgjodhi të lëvizte në rrugët e qytetit me kanoe, me një mjet aspak të zakonshëm.

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë, duke udhëhequr qeverinë e ekstremit të djathtë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit.

Duke iu drejtuar mediave dhe mbështetësve në orët e para të mëngjesit të së hënës, Meloni tha se ishte një natë krenarie për shumë njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026