Një shtëpi për Dua Lipën, zbulohet plani i saj për të investuar në Shqipëri

2 Janar 2023 | 10:13

Jugu i Shqipërisë është natyrisht një perlë e natyrës dhe këtë e di më së miri edhe Dua Lipa. Këngëtarja duket se ka ndër mend të investojë në rivierën shqiptare duke ndërtuar një shtëpi për veten.

Pasi u pajis me nënshtetësinë shiptare, ylli ndërkombëtar i muzikës Pop, Dua Lipa, përflitet të jetë duke ndërtuar një shtëpi në Shqipëri.

Lajmi po qarkullon në disa prej mediave të huaja, të cilat duket se kanë zbuluar se 27- vjeçarja ka zgjedhur pikërisht Sarandën si vendin ku do të ndërtojë rezidencën e saj, e cila pritet të ketë pamje përrallore nga deti Jon.

Fituesja e çmimit Grammy jetoi në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç, duke thënë për NPR, “Unë nuk do ta ndryshoja atë për asgjë në botë sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”.

Dhe nëse lajmi për ndërtimin e një shtëpie në Sarandë nga Dua Lipa është i vërtetë, do të na duhet të themi se zgjedhja e saj është patjetër fantastike.

Verën e shkuar, familja Lipa vizitoi jugun e Shqipërisë për pushime duke i bërë thesaret e rivierës tonë edhe më të njohura ndërkobëtarisht.

Dua zotëron një shtëpi në Londër dhe makina sportive, duke përfshirë një Jaguar I-Pace dhe Jaguar F-Type.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026