Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda

19 Korrik 2024 | 08:55

Një tërmet me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter goditi Kilin verior të enjten në mbrëmje, afër kufirit me Argjentinën dhe deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mëdha, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Në njoftim thuhet se epiqendra e tërmetit ishte 45 kilometra në juglindje të qytetit San Pedro de Atacama, në një thellësi prej 117 kilometrash. Asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar, raporton AP.

Presidenti i Kilit, Gabriel Borić, ka shkruar në platformën X se sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar apo dëme të mëdha.

Boriç tha se për shkak të tërmetit, pjesë të shkëmbit ranë në autostradën që lidh komunat Kalama dhe Tokopilja, në lindje të epiqendrës dhe se kishte një ndërprerje të energjisë në qytetin e San Pedro de Atacama.

Kili ndodhet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” në Paqësor, ku tërmetet janë të shpeshta. Në Kili, 526 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2010 me magnitudë 8.8 ballë dhe cunamin që pasoi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se forcimi i shpejtë i fenomenit klimatik El Niño, i cili pritet të jetë “me intensitet të lartë” midis korrikut dhe shtatorit (duke arritur fazën e...
12:26 | 03/07/2026

Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona

Të paktën 18 persona u vranë në një përleshje të dhunshme komunale të lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në shtetin veri-qendror të Nigerisë, tha...
12:18 | 03/07/2026

Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?

Djali i Ajatollah Ali Khameneit nuk pritet të marrë pjesë në shërbimin mortor të babait të tij për shkak të rreziqeve të sigurisë. Ajatollah Mojtaba...
12:12 | 03/07/2026