Një tërmet i fortë godet Oqeanin Paqësor, sa ishte magnituda

27 Prill 2025 | 13:29

Një tërmet me magnitudë 6 gradë të shkallës Rihter goditi pjesën jugore të Oqeanit Paqësor, në perëndim të ishullit Macquarie, i cili është pjesë e shtetit australian të Tasmanisë, njoftoi agjencia gjeologjike shtetërore australiane Geoscience Australia.

Tërmeti u regjistrua në orën 19:22 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte 1484 kilometra në jug të qytetit Hobart në shtetin e Tasmanisë, Australi.

Nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme dhe nuk është paralajmëruar ndonjë kërcënim për cunami, transmeton RIA Novosti.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026