Një varrezë misterioze mesjetare në Uells po “turbullon” arkeologët

23 Prill 2025 | 14:24

Një varrezë misterioze mesjetare e zbuluar pranë aeroportit në kryeqytetin e Uellsit, Cardiff, vazhdon të shqetësojë arkeologët, njoftuan sot mediat britanike.

Zbulimi i këtij lokaliteti arkeologjik, i cili daton në shekullin e 6-të ose të 7-të, u njoftua vitin e kaluar pas zbulimit të dhjetëra skeleteve të shtrirë në pozicione të pazakonta krahas artefakteve të papritura, raporton BBC.

Studiuesit ishin në gjendje të përcaktonin se në këtë varrezë ishin varrosur vetëm gra dhe se eshtrat e gjetura tregojnë se ishin njerëz që kryenin punë të rënda fizike, megjithëse artefaktet e gjetura në varre janë çuditërisht luksoze.

Gjithashtu u zbulua se një grua u hodh në varr, megjithëse të gjithë personat e tjerë, eshtrat e të cilëve u gjetën, u varrosën me shumë kujdes.

“Sa herë që mendojmë se kuptojmë diçka, diçka e re shfaqet dhe tabloja e madhe bëhet e ndryshme dhe më interesante”, tha udhëheqësi i projektit Andy Seaman i Universitetit të Cardiff-it.

Sipas tij, deri më tani është përpunuar arkeologjikisht afërsisht gjysma e zonës që ndodhet në fushë në pronën përreth Kalasë Fonmon.

“Studiuesit kanë gjetur deri tani 39 skelete në varre të gërmuara në një shtresë të trashë guri gëlqeror, por analiza është ende në vazhdim. Nuk jam ende plotësisht i sigurt se çfarë do të thotë e gjithë kjo”, tha Seaman.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026