Një viktimë dhe 3 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

25 Tetor 2021 | 15:33

Në Kosovë u raportua të hënën një viktimë nga COVID-19.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për 3 raste të reja të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas 1,298 testimeve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në total numri i rasteve aktive është 438.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në muajin mars. Deri të hënën janë dhënë mbi 1.5 milion vaksina. Numri i qytetarëve të vaksinuar plotësisht ka kaluar 703,000.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026