“Njerëzit duan modele të reja”, Përnaska: Bashkia e Tiranës ka lënë për të dëshiruar
Kandidatja e PDIU për bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska tha se shikon një nevojë emergjente për të ndryshuar modelin e qeverisjes në Tiranë.
E ftuar këtë të hënë në Euronews Albania ajo tha se mënyra se si është qeverisuar Tirana në gjithë këto vite lë shumë për të dëshiruar dhe se njerëzit kanw filluar të interesohen për modele të reja qeverisjeje.
“Individët janë më të vetëdijshëm ndaj platformave qeverisëse, ata kërkojnë qasje të reja dhe modele të reja politike. Mënyra se si është qeverisur Bashkia e Tiranës, niveli i performancës së Bashkisë së Tiranës kanë lënë shumë për të dëshiruar.
Kështu që edhe unë në të gjithë këtë rrugëtim më tepër se sa në aspektin specifike të programit në fushatë ndryshe, kam përgatitur një plan strategjik se ku janë prioritetet, për të ndryshuar për Tiranën. Shoh nevojën më emergjente për modelin e qeverisjes së Tiranës, në aspektin filozofik, në aspektin e qasjes të kryetarit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me pushtetin”,- tha Lajla Përnaska.
LEXONI GJITHASHTU:
- “I vrau dhe videon ja çoi shokut”, avokatja në Itali: Ai lajmëroi policinë
- “Rama në krizë të thellë politike”, Fitim Zekthi: Çfarë e frikëson më shumë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë