Njeriu i mjekësisë ndryshe – Hetem Ramadani
Edhe këtë të shtunë, emisioni “Enigmat e Hipokratit” do të ketë protagonist ekskluziv Hetem Ramadanin, përfaqësuesin tipik të mjekësisë “ndryshe”.
Do të shohim konkretisht se si e ka ndërtuar ai një ditë të zakonshme të jetës së tij.
Hetem Ramadani do të na tregojë se si i materializon ai në 24 orë teoritë e tij, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut.
Në këtë emision do të njihemi me lifestyle apo me mënyrën e jetesës që ai aplikon, që nga zgjimi në mëngjes, më pas meditimi, ushqimi, aktiviteti fizik e me radhe.
Përmes një bashkëbisedimi mjaft interesant, teleshikuesit e Euronews Albania do të njihen me tezat e z. Ramadani për një trup dhe mendje të shëndoshë.
Në dallim nga mjekësia klasike, Hetem Ramadani është përpunues i tezave shkencore, të cilat bazohen në aftësite që ka organizmi i njeriut për të reaguar pozitivisht ndaj një stili jetese të shëndetshëm, si dhe ndaj meditimit.
Kur themi “stil jetese i shendetshëm” nënkuptojme ushqimin e përzgjedhur, aktivitetin fizik si dhe meditimin. Të tre këta faktorë, të kombinuar suksesshëm nga Hetem Ramadani, garantojnë një jetë të shëndetshme dhe një organizëm me shkallë të lartë imuniteti, i gatshëm për t’u mbrojtur nga sulmi i viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU
Klinika “Genotime” Prishtinë, aty ku perfeksiononi imazhin tuaj!
“Sheqeri, sa duhet të konsumojmë që të jemi të shëndetshëm?”
“Klinika që garanton dhëmbë dhe lëkurë të shëndetshme!”
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë