“Njeriu me instinktin e lirisë”, libri i Primo Shllakut sjell rrëfime nga diktatura

2 Mars 2024 | 14:33

Publicisti i njohur Primo Shllaku ka nxjerrë për lexuesit librin “Njeriu me instinktin e lirisë”, libër që sjell një prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë e shumë arratisjeve drejt lirisë në periudhën komuniste.

Në vitin 1975 Feridon Fezollari nga Pogradeci, vetëm pak vite pasi ishte liruar nga burgu i Spaçit vendosi bashkë me 15 anëtarë të familjes të arratisej nëpërmjet liqenit të Ohrit drejt Jugosllavisë së atëhershme. Për të realizuar këtë, ka punuar gjatë për ndërtimin e një varke artizanale. Primo Shllaku ka sjellë këtë libër nga rrëfimet e djalit të Feridonit, Bajram Fezollarit që kur u arratis nuk ishte më tepër se 16 vjeç.

“Kur mora vesh nga goja e Bajramit të gjithë detajet që ai mbante mend, atëherë kuptova se ndodhesha para një ngjarjeje shumë të rëndësishme. Para një fakti shumë pikant të historisë së kohës së diktaturës dhe aty kishte ndodhur diçka e madhe. Bëra 20 faqe me të dhe i thashë, këtu duhet të me jepet dorën e lirë për të fantazuar, dhe kam përshkruar ankthin e asaj nate”, tregon publicisti.

Pedagogu i universitetit të Korçës, Ilir Shyta tregon se libri është tronditës, sepse ngjarja është e tillë deri në kufijtë e mosbesimit për mënyrën e arratisjes.

“Libri është tronditës, sepse sjell një nga ngjarjet që ka qenë tronditëse në vitin 1975, glorifikonte ky libër heroizëm, por edhe sakrificë për familjen Fezollari e cila theu gjithë sfidat e mundshme të asaj që mund të imagjinohej dhe është arratisur me një barkë, kanë qenë 16 veta, vranë frikën dhe shkuan në Jugosllavi”, shprehet Shyta.

Bashkia e Pogradecit ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” Feridon Fezollarin për shkak të humanizmit që ai ka treguar pas kthimit nga Australia në Pogradec

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026