Forbes ka publikuar listën vjetore të njerëzve më të pasur në botë, teksa numri i miliarderëve arrin në nivele rekord.
Sipas mediave të huaja, reth 2,781 njerëz kanë një vlerë kolektive prej 14.2 trilion dollarësh, me 20 të parët që i kanë shtuar 700 miliardë dollarë pasurisë së tyre që nga kjo periudhë e vitit të kaluar.
Më poshtë janë top 10 nga 200 njerëzit më të pasur në botë sipas Forbes, që nga 8 marsi.
- Bernard Arnault dhe familja: 75-vjeçari është personi më i pasur në Tokë, me një pasuri neto prej 233 miliardë dollarësh. Nga Franca ai mbikëqyr një perandori prej 75 markash të modës dhe kozmetikës, duke përfshirë Louis Vuitton dhe Sephora, nën ombrellën e LVMH.
- Elon Musk: Duke rënë nga vendi i parë, CEO i Tesla dhe SpaceX, 52 vjeç, vlen 195 miliardë dollarë.
- Jeff Bezos: Është themeluesi 60-vjeçar i Amazon, me një pasuri me vlerë 194 miliardë dollarë.
- Mark Zuckerberg: Një tjetër emër i njohur në top 10 është themeluesi i Facebook, tani Meta, me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh në moshën 39 vjeçare.
- Larry Ellison: Themeluesi i gjigantit të softuerit Oracle, i përdorur nga bizneset për të ruajtur dhe marrë informacion, ka një vlerë prej 141 miliardë funtesh.
- Warren Buffett: Investitori dhe CEO i konglomeratit shumëkombësh Berkshire Hathaway, 93 vjeç, vlen 133 miliardë dollarë.
- Bill Gates: Bashkëthemeluesi i Microsoft, Gates, 68 vjeç, ka një pasuri neto prej 128 miliardë dollarësh.
- Steve Ballmer: Një ish-CEO në Microsoft nën Gates, Ballmer ka një vlerë prej 121 miliardë dollarësh.
- Mukesh Ambani: Kompania e tij, Reliance Industries, është korporata më e madhe e sektorit privat në Indi, me interesa në shitje me pakicë, shërbime financiare, naftë dhe gaz, petrokimike, telekomunikacion dhe shërbime financiare, duke e bërë atë me vlerë 116 miliardë dollarë.
- Larry Page: Me vlerë 114 miliardë dollarë, 51-vjeçari mbetet një aksioner kontrollues në kompaninë mëmë të Google, Alphabet, ku ai dha dorëheqjen si CEO në 2019.
Një hyrje e dukshme këtë vit në listën prej 200 personash të Forbes është Taylor Swift, me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh.
Grupi i fushatës Tax Justice UK tha se ata që janë në listën e super të pasurve duhet të tatohen më shumë nga qeveritë botërore për të trajtuar pabarazinë dhe ndryshimet klimatike.
“Ne po jetojmë nëpër kohë tepër të pabarabarta, duke u përshkuar nga një krizë në tjetrën,” tha drejtori ekzekutiv Robert Palmer.
“Udhëheqësit botërorë duhet të sigurojnë që super të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të drejtë, për shembull përmes futjes së taksave mbi pasurinë”, tha Palmer.
LEXONI GJITHASHTU:
- 10 njerëzit më të pasur në botë, Elon Musk kryeson listën
- Dyfish të ardhura për 10 njerëzit më të pasur në botë gjatë pandemisë