Njihuni me 11-vjeçarin që shpiku dezinfektuesin inteligjent: Ndihmon edhe mjekët

15 Nëntor 2022 | 16:19

“Çdo person duhet të fillojë të investojë që tani, se kur të arrini 18 vjeç nuk është se kur të dilni nga shkolla do ju jepet direkt puna.”

Ky është Noel Beqiraj. Ai është vetëm 11 vjeç dhe që tani ka nisur të investojë për të ardhmen e tij.

Ai ka marrë patentën për shpikjen “smart hand clean”.

“Është një dezinfektant që vendoset në pjesën fundore të telefonit dhe ka një gyp që nxjerr dezinfektant. Kjo do të ndihmojë shumë jo vetëm për pandemitë, por edhe për ata që punojnë në mjekësi, bëjnë punë të rënda, për të gjithë.”- shprehet ai.

Kjo shpikje, jo vetëm mban larg mikrobet, por kursen edhe para.

“Unë shoh që një person e ka gjithmonë telefonin në dorë, por jo dezinfektantin dhe në këtë moment, unë me mendimin tim kritik them pse mos të krijoj një produkt që edhe t’u kursejë para njerëzve.”- thekson ai.

Noeli thotë se Shqipëria nuk e bën të mundur realizimin industrial të shpikjes së tij.

“Nuk krijohet dot 100% në Shqipëri. Ndërtimi i plastikës mund të bëhet, por jo i gypit që nxjerr dezifektantin.”- shprehet i mituri.

Andaj edhe pse i vogël, Noeli nuk e sheh të ardhmen në Shqipëri.

“Unë do të doja ta bëja edhe gjimnazin në Shqipëri dhe pastaj universitetin jashtë shtetit, preferencë kam Amerikën.”- nënvizon Beqiraj.

Kjo është “fitorja” e parë e Noelit, që me mbështetjen e familjes pritet të pasojë shumë të tjera, me qëllimin e vetëm: T’i japë jetë pasionit e ëndrrës së tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026