Njohja e Somalilandit nga Izraeli, OKB të hënën mbledhje urgjente

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Dhjetor 2025 | 10:05

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi njohjen e Somalilandit nga Izraeli. Ky vendim i Izraelit ka zemëruar Somalinë dhe ka shkaktuar reagime të forta nga shumë vende në rajon.

Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se vendimi i Izraelit do të kishte implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës dhe në rajonin më të gjerë të Detit të Kuq.

Deklarata e përbashkët, e lëshuar nga qeveria e Katarit, dënoi fuqimisht veprimin e Izraelit, duke thënë se ai përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Ajo gjithashtu dënoi përpjekjet për të dëbuar me forcë palestinezët nga tokat e tyre, mes raporteve se njohja e Somalilandit është e lidhur me planet për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës.

Vendimi i Izraelit për të njohur këtë provincë të shkëputur të Somalisë, e cila deri më tani nuk ishte njohur nga asnjë vend në botë, si një shtet i pavarur erdhi vetëm disa ditë para se Somalia të merrte presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, në një kohë kur Somalia po zhytej në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026