Njolla gjaku në triko, del para Gjykatës Dan Hutra që vrau tre gra në Tiranë

4 Mars 2023 | 10:40

Këtë të shtunë, ka dalë para Gjykatës Dan Hutra, autori i masakrës së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. 40-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania, Hutra pyetet nëse është penduar por që ka refuzuar të përgjigjet.

Prokuroria ka ngritur akuzat e ‘vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare’, ‘vrasjes me paramendim’ dhe ‘prodhimit dhe mbajtjes pa leje e të armëve’ ndaj 41-vjeçarit Dan Hutra.

Vrasësi gjakftohtë me shumë gjasë do të mbrohet nga një avokat kryesisht i siguruar nga shteti, ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Hetime po kryen edhe nëse në masakrën e 1 marsit ku humbën jetën Etleva Kurti, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.

Dan Hutra me precedentë të mëparshëm penalë, rrëfeu të gjithë kronologjinë e masakrës duke shtuar se po atë ditë kishte planifikuar një vrasje tjetër në zonën e Sharrës, por që nuk e realizoi dot pasi u prangos nga policia.

Ndërkohë, nuk dihet nëse prokuroria do të kërkojë një ekspertizë të gjendjes mendore për 41-vjeçarin.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026