Noka ashpërson tonet në tubmin e opozitës: Askush nuk e ndal revolucionin

16 Shkurt 2023 | 10:39

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, deklaroi gjatë protestës së opozitës jashtë ambienteve të parlamentit, se askush nuk mund ta ndalë revolucionin që ka nisur.

Përpara mbështetësve dhe simpatizantëve të PD-së, Noka tha se parlamenti aktual nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve shqiptarë, por interesat e krimit dhe korrupsionit.

Ai shtoi se Partia Demokratike do të mund ta rrrëzojë këtë regjim ashtu siç bëri me sistemin diktatorial në vitin ’90.

“Çdo përpjekje e Edi Ramës dhe kukullave të tij është e kotë askush nuk mund të ndal revolucionin që po vazhdon. Askush nuk mund të ndalojë një popull që aspiron për liri dhe demokraci.

Ishim ne ata që shembën një rrezim në viin ‘90, jemi prapë ne që do të shembim regjimin e krimit dhe korrupsionit dhe McGonigalit.

Ai parlament nuk përfaqëson qytetarët, është parlamenti i Duçkës, Agron Nezës dhe McGonigalit, por kurrë jo i popullit. Parlamenti i vërtetë është këtu mes jush.

Zëri i shqiptarëve të vërtetë është këtu në këtë shesh, Askush nuk mund të na ndalojë ne në këtë revolucion”, tha Noka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026