Noka i përgjigjet Bashës pas shkarkimit: Po përçan demokratët për llogari të Ramës
Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha për shkarkimin e tij nga detyra si nënkryetar i komisionit parlamentar të sigurisë.
Sipas deputeti demokrat, Basha po përjashton dhe përçan demokratët për llogari të Edi Ramës.
“Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e “lufton” atë duke përjashtuar dhe përçarë demokratët”, shkruan Noka në Facebook.
Një ditë më parë, përmes një vendimi të bërë publik për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha i komunikoi Nokës shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë si dhe e paralajmëroi për përjashtim nga grupi parlamentar.
Në një deklaratë ditën e sotme, kryedemokrati tha se shkarkimi i Flamur Nokës erdhi pas sajesave dhe shpifjeve, të cilat sipas tij i shërbejnë armikut të përbashkët të demokratëve, Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta