Non-Paper për ndryshimin e kufijve të Ballkanit, Varhelyi: S’është i vërtetë, përndryshe do na shqetësonte

5 Maj 2021 | 11:05

Gjatë konferencës në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi foli edhe për “Non Paper-in”e publikuar nga mediat sllovene, por theksoi se asgjë nuk është e vërtetë.

“Është në fakt si një stinë ku tashmë ne po shikojmë që kanë lulëzuar dokumente të tilla që quhen ‘non paper’. Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla edhe pse jemi të bindur se asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Po të ishin të vërteta atëherë do të ishim të shqetësuar”, u shpreh ai.

Komisioneri shtoi më tej se “asnjë person serioz do ta vinte diçka të tillë në tryezë për të diskutuar mbi të, në veçanti në këtë rajon ku jemi”.

“Kështu që nuk mendoj që këto janë të vërteta dhe reale. Kështu që të kalojmë te stina tjetër, ajo që si do ta bëjmë këtë stinë, të Ballkanit Perëndimor, dhe si do marrim marrëveshje për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe aplikimin metodologjisë së re me Malin e Zi dhe Serbinë. Po kështu, dhe si do të arrijmë sukses për dialogun Kosovë-Serbi”, shtoi ai.

“Non Paper-i” i publikuar nga mediat sllovene është një dokument që sugjeron ndryshimin e kufijve të shteteve të pavarura që u formuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe reduktimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në një të tretën e sipërfaqes aktuale.

Ndërkohë, në këtë dokument propozohet që Serbia, Kroacia dhe Shqipëria të zgjerohen duke gllabëruar pjesë të Bosnjës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Theksojmë këtu që ky dokument nuk përmban një firmë zyrtare nga BE, por ka sjellë reagime të shumta.

Lexoni gjithashtu:

Dokumenti mbi ndryshimin e kufijve të Ballkanit rikthen debatet në rajon

Varhelyi në Tiranë: 145 mijë vaksina donacion, Rama: KE promotor i solidaritetit për Ballkanin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026