English

Norris po bllokohet nga brenda Mclaren

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ralf Schumacher beson se një nga drejtuesit e McLaren po bllokon Lando Norris të garojë në nivelet e Max Verstappen dhe kjo për paaftësinë e inxhinierit të garës së britanikut. Ish piloti i BMW ka dyshimet e tij për punën e Will Joseph.

- Advertisement -

Në Silverstone Hamilton dhe Verstappen u futën një xhiro përpara Norris në bokse.  Vonesa e britanikut në pit stop i dha mundësi Hamilton të merrte kryesimin nga Norris vendimi i McLaren për gomat e buta, avantazhoi Verstappen që e mbylli garën me goma të forta.

Në përpjekje për të kapur Hamilton, piloti nga Bristol u arrit dhe u kalua nga Verstappen duke mos qënë në gjëndje të sulmonte asnjë nga rivalët e tij. McLaren ishte e pasigurtë për zgjedhjen dhe Will Joseph kërkoi opinionin e Norris për gomat. Gjë që Schumacher e lidh me paaftësinë e inxhinierit që udhëheq garën e Norris duke e penalizuar atë.

Mungesën e gatishmërisë së pilotit britanik për të rivalizuar me Verstappen dhe Hamilton, Schumacher e kushtëzon me strukturën përreth tij. Joseph është inxhineri i garës së britanikut që prej debutimit në Formula 1 te McLaren në vitin 2019 dhe punon në skuadër prej vitit 2010 në të njëjtin rol me Hamilton, Sergio Perez, Kevin Magnussen dhe Fernando Alonso’n.

Në të njëjtën kohë Schumacher vlerëson Tom Stallard që mori kontrollin e garës për Oscar Piastri’n në hyrjen e fundit në pit stop duke i dhënë një mesazh të qartë që gomat e mesme ishin zgjedhja më e mirë. Vendim që tregoi se McLaren ishte makina më e shpejtë në xhirot e fundit. Nëse Joseph do të bënte të njëjtën gjë si Stallard me Piastri’n atëherë McLaren mund të ishte fituese e British GP.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?