Alpine, një kantier i hapur në Formula 1
Skuadra franceze që mbështetet nga Renault, Alpine F1, rigjeneron departamentin teknik me 3 emra të rëndësishëm që vijnë nga Red Bull dhe Ferrari. Michael Broadhurst dhe Vin Dhanani kthehen në Enstone në rolin e Shefit të Aerodinamikës i 1’ri dhe Shefit të Performancës i 2’ti. Ndërsa Jacopo Fantoni merr detyrën e z/Shefit të Departamentit Inxhinierik. Broadhurst që punoi 7 vite në Enstone u kthye në shtëpi pas dy titujve për konstruktorë tek Red Bull. Më herët ai kishte punuar edhe te McLaren. Dhanani u bashkua pas 7 viteve te Red Bull ndërsa në të shkuarën ka qenë i punësuar për 5 sezone te Sauber dhe për të njëjtën kohë te Lotus.

Ndërsa Fantoni që punoi për 13 vite te Ferrari, gjen David Sanchez që te Alpine është në rolin e Drejtorit Teknik Ekzekutiv. Kjo trio mori detyrat e reja nga dita e djeshme dhe pritet që të ketë ndikimin e saj në aerodinamikë, performancë dhe inxhinieri nga pjesa e dytë e sezonit që starton javën e fundit të muajit Gusht. Broadhurst do të raportojë tek David Wheater, Dhanani te Ciaron Pilbeam dhe Fantoni te Joe Burnell – që të gjithë nën urdhërat e Sanchez që drejton Departamentin Teknik. Alpine është në fazë rindërtimi pas largimeve të rëndësishme përfshi CEO’n, CTO’n, Drejtorin Teknik, atë Sportiv dhe Kreun e Aerodinamikës. Lajmi për kontratat e reja erdhi pas zyrtarizimit nga Williams për 26 anëtarë të rinj në staf nga skuadrat rivale, përfshi edhe Alpine. Në Austri, francezët zyrtarizuan rinovimin me Pierre Gasly dhe po punojnë për të marrë Carlos Sainz.

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit