Norvegjia do t’ia ndalojë hyrjen shumicës së turistëve rusë

23 Maj 2024 | 08:47

Norvegjia do të vendosë kufizime shtesë ndaj turistëve rusë, për shkak të luftës në Ukrainë, tha të enjten Ministria e Drejtësisë e vendit nordik.

Hyrja do të jetë e ndaluar pothuajse për të gjithë turistët rusë, sipas Ministrisë.

Norvegjia, anëtare e NATO-s, e ndan një vijë kufitare gati 200 kilometra të gjatë me Rusinë në Arktik.

Ajo vendosi kufizimeve ndaj turistëve rusë për herë të parë në vitin 2022, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

“Vendimi për ashpërsimin e rregullores së hyrjeve, është në përputhje me qëndrimin e Norvegjisë, për të qëndruar përkrah aleatëve dhe partnerëve në përgjigjen e tyre ndaj luftës agresore dhe të jashtëligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Emilie Enger Mehl.

Qytetarëve rusë, qëllimi i të cilëve është turizmi dhe udhëtimet e tjera jothelbësore, do t’u ndalohet hyrja. Përjashtime mund të ketë në rastet siç janë, vizitat te familjarët e ngushtë që jetojnë në Norvegji, sipas Ministrisë.

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi më 29 maj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026