Nostalgji në Pogradec, “Dhe vdekja le të presë” rikthehet në vendin e xhirimeve

10 Nëntor 2025 | 19:05

Pogradeci u mbush me emocione dhe kujtime gjatë premierës së filmit shqiptar “Dhe vdekja le të presë”, i regjisorit Edmond Topi, i cili u shfaq për herë të parë para publikut të qytetit ku u xhirua.

Salla e ngjarjeve u mbush me artdashës, qytetarë, aktorë dhe personalitete, duke bërë që kjo premierë të ishte jo vetëm një moment artistik, por edhe një rikujtim i veçantë për banorët që morën pjesë në xhirime.

Regjisori Edmond Topi, së bashku me aktoren Zyliha Miloti dhe Ema Andrea, shprehën emocionin e tyre nga pritja e jashtëzakonshme e publikut dhe theksuan rëndësinë e mesazheve të filmit, sidomos për brezin e ri.

Një moment prekës i mbrëmjes ishte kujtimi për Margarita Xhepen, e cila ishte pjesë e kastit të filmit.

“Dhe vdekja le të presë” bashkon një kast të jashtëzakonshëm aktorësh shqiptarë, përfshirë Reshat Arbana, Zyliha Miloti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malkaj, Ema Andrea dhe të tjerë.

Kjo premierë nuk ishte thjesht një shfaqje filmi, por një ngjarje kulturore që do të mbetet gjatë në memorien e qytetit dhe të banorëve të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026