Autoritetet në Hawaii po hetojnë një grup notarësh të akuzuar se kanë ngacmuar “në mënyrë agresive” një grup delfinësh në ishullin e madh të Havait. Noti me delfinët është një aktivitet turistik popullor në Hawaii, por ligji federal ndalon notin brenda 45 metra afër delfinëve.
Autoritetet e Hawaiit thanë se ndeshën 33 notarët në gjirin Honaunau të dielën gjatë një patrullimi rutinë. Videoja, e shpërndarë nga departamenti i burimeve natyrore në Hawaii, tregon notarët që lëvizin drejt delfinëve ndërsa kafshët po largohen.
Departamenti në një deklaratë tha se notarët po i ndiqnin në mënyrë agresive, po i përplasnin dhe po i ngacmonin ata.
Ligji federal që ndalon këtë aktivitet hyri në fuqi në vitin 2021 për të mbrojtur delfinët gjatë ditës dhe për të siguruar që ata të qëndrojnë të patrazuar në habitatin e tyre të pushimit”, tha Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës.
Delfinët janë krijesa nate që ushqehen gjatë mbrëmjes dhe pushojnë dhe shoqërohen gjatë ditës. Delfinët rrotullues e kanë marrë emrin nga zakoni i tyre për të kërcyer në ajër dhe për t’u rrotulluar përreth.
Ligji zbatohet për delfinët rrotullues brenda 2 miljeve detare nga bregu i ishujve kryesorë Havai. Rregulli vlen edhe për varkat, kanoet dhe dronët.
Notarët u kontaktuan nga oficerët e zbatimit ndërsa ishin në ujë dhe u paralajmëruan për shkeljen e ligjit federal. Oficerët me uniformë takuan më pas notarët në tokë, tha departamenti i burimeve natyrore. Një hetim i përbashkët federal dhe shtetëror është nisur për incidentin.
LEXONI GJITHASHTU: