A pritet të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt? Gazetari zbulon detaje
Disa kandidatë për kryebashkiakë të Partisë Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelekd Alibeajn, janë tërhequr nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha deklaroi se janë tre kandidatë të cilët nuk janë miratuar nga Kryesia e kësaj force politike.
Hoxha u shpreh se kandidatët janë, Genc Doçi për Bashkinë e Kurbinit, Bujar Vreto për Bashkinë e Librazhdit dhe Ibrahim Bruka për Bashkinë e Vorës.
“Këto tre kandidatura nuk janë miratuar. Gjithashtu, arsyet janë të ndryshme. Ka pasur diskutime deri diku, edhe me tone të larta gjatë mbledhjes së Kryesisë. Në momentin kur nuk janë dorëzuar si kandidatura në dokumentacionin që PD ka depozituar në KQZ, atëherë, automatikisht, për këta të tre, por edhe për të gjithë kandidaturat e tjera të mundshme, është zeruar shansi që të jenë kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Ish-deputetja e PD kandidon për Bashkinë e Tiranës nën siglën e PDIU
- Në kërkim të mandatit të 7-të, Gëzim Topçiu: Më duan qytetarët
- Pse po i ikin kandidatët Alibeajt? Nga 19 propozime, 5 firojnë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë